Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Shpallet paketa e re e ndihmës ushtarake për Pakistanin


Zyrtarët amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta shpallin paketën e ndihmës së re ushtarake për Pakistanin, derisa kërkohet që qeveria në Islamabad, ta forcoj luftën kundër militantëve në këtë vend dhe në Afganistanin fqinjë.

Zyrtarët thanë se pritet që ndihma të jetë në shumë prej afro 2 miliardë dollarësh, gjatë pesë viteve të ardhshme.

Besohet se shpallja do të bëhet sot më vonë gjatë ditës, në mbyllje të bisedimeve triditëshe të nivelit të lartë, ndërmjet zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe të Pakistanit në Uashignton.

Kjo ndihmë duhet të miratohet në Kongres.

Tashmë, Shtetet e Bashkuatra janë të përkushtuara për ndihmë civile prej 7.5 miliarda dollarësh për Pakistanin, gjatë pesë viteve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG