Ndërlidhjet

Ukrainë: Shpërthim i bombave afër ndërtesave qeveritare


Autoritetet në Ukrainë thonë se tri bomba të vogla kanë eksploduar sot afër ndërtesave qeveritare në qytetin qendror ukrainas, Kirovograd, disa orë para vizitës së presidentit Viktor Janukoviq.

Ministria e brendshme tha se këto shpërthime, që ndodhën jashtë zyrës së prokurorisë, ndërtesës së policisë dhe shtëpisë së gjykatave, shihen si akte të huliganizmit.

Nga shpërthimet janë shkatërruar dritaret në njërën nga ndërtesat, por nuk ka pasur të lënduar.
XS
SM
MD
LG