Ndërlidhjet

Korea Veriore dhe Kina i thellojnë marrëdhëniet ushtarake



Oficerët e ushtrive të Koresë Veriore dhe të Kinës thonë se lidhjet ndërmjet dy vendeve do të bëhen më të fuqishme.

Një delegacion ushtarak kinez mbërriti në Korenë Veriore në një vizitë katër ditëshe.

Agjencia Xinhua tha se delegacioni do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 60 vjetorit të hyrjes së trupave kineze në Luftën e Koresë.

Kina, e cila e mbështeti Korenë Veriore gjatë Luftës së Koresë në vitet 1950-1953, është mbështetësi kryesor ekonomik dhe diplomatik i këtij vendi.
XS
SM
MD
LG