Ndërlidhjet

Bahrein: Opozita shiite fiton 18 nga 40 ulëset në parlament



Grupi më i madh opozitar shiit në Bahrein, Asociacioni për Marrëvedhje Kombëtare, ka fituar 18 nga 40 ulëset në parlament në zgjedhjet e përgjithshme.

Komisioni i Zgjedhjeve tha se të gjithë 18 kandidatët në listën e kësaj partie u zgjodhën në zgjedhjet e sotme.

Rezultati e forcon edhe për një ulëse praninë e shiitëve në dhomën e ulët të parlamentit, autoriteti i të cilit kufizohet vetëm në shqyrtimin dhe miratimin e legjislacionit të propozuar nga mbreti apo kabineti.

Shumica e banorëve të Bahreinit janë shiitë, ndërsa elita në pushtet është sunite.

Dalja në votime ishte rreth 67 përqind, krahasuar me 72 përqind në zgjedhjet e vitit 2006.
XS
SM
MD
LG