Ndërlidhjet

Bie mbështetja e presidentit Sarkozi



Anketat e fundit të opinionit në Francë tregojnë se popullariteti i presidentit Nikolas Sarkozi ka rënë në nivelin më të ulët që nga zgjedhja e tij në këtë post.

Një hulumtim i publikar sot në gazetën "Journal du Dimanche" tregoi se vetëm 29 % e francezëve janë të kënaqur me politikën e presidentit të tyre.

Shifra është për tre përqind më e vogël se në shtator, kur Sarkozi kishte rezultatin më të dobët prej vitit 2007.

Në anketën telefonike të zhvilluar në periudhën 14-22 tetor, kanë marrë pjesë 1.828 vetë.
XS
SM
MD
LG