Ndërlidhjet

Gjilan: Protestë kundër djegies së flamurit kombëtar



Qindra gjilanas kanë marrë pjesë sot në marshin protestues me moton "Në mbështetje të Flamurit Kuq e Zi".

Protesta u organizua si një përgjigje ndaj akteve të tifozëve serbë dhe atyre rusë, të cilët ditë më parë në ndeshje futbolli dogjën flamurin kombëtar shqiptar.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Ismet Hashani, ka thënë se protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 1700 vetë, ka kaluar pa probleme.
XS
SM
MD
LG