Ndërlidhjet

Irani furnizon centralin e Busherit



Teherani ka filluar furnizimin me karburant të centralit të parë bërthamor, që nisi punën në gusht disa vite me vonesë. Centrali i Busherit është ndërtuar me ndihmën ruse dhe pritet të nisë prodhimin e energjisë në fillim të vitit 2011.

Rusia po e furnizon Iranin me uranium të pasuruar dhe merr më pas karburantin e përdorur. Vendet perëndimore i druhen pasurimit të uraniumit në Iran, pasi kjo do t'i mundësonte Teheranit të prodhonte armë bërthamore. Irani në vazhdimësi i ka hedhur poshtë këto akuza.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton ka propozuar rifillimin e bisedimeve mes Iranit dhe SHBA-ve, Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë e Gjermanisë rreth programeve bërthamore të Iranit në mes të nëntorit.
XS
SM
MD
LG