Ndërlidhjet

Peruçac: Supozohet se janë gjetur mbetjet e 11 shqiptarëve


Autoritetet e Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë thonë se i kanë gjetur 451 pjesë të skeleteve njerëzore në brigjet e liqenit Peruçac, derisa ai është zbrazur pjesërisht për mirëmbajtje këtë verë.

Zyrtarët nga Komisionet për persona të zhdukur në Bosnjë dhe Serbi thanë sot se 372 pjesë janë gjetur në pjesën e liqenit në Bosnjë, ndërsa 79 sosh në pjesën e Serbisë.

Autoritetet thonë se mbetjet u përkisnin së paku 97 vetëve, por vetëm analiza ADN, do të tregoj numrin e tërësishëm dhe indentitetin e personave të pajetë.

Agjencia AP raporton se shumica e viktimave ishin të vrara nga serbët në fillim të luftës në periudhën 1992-1995, në qytetin e afërt Vishegrad, por në pjesën e Serbisë, ekspertët supozojnë se kanë gjetur mbetjet e 11 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG