Ndërlidhjet

10 milionë euro për kapjen e Mlladiqit



Serbia do ta rritë në 10 milionë euro shpërblimin për informatën, e cila do të çonte në kapjen e të akuzuarit të Tribunalit të Hagës, Ratko Mlladiq.

"Ky propozim do të gjendet sot në mbledhjen e qeverisë dhe mendoj se do të miratohet", i tha Radios Evropa e Lirë shefi i zyrës për media në qeverinë serbe, Milivoje Mihajlloviq.

Shpërblimi i parë që u shpall në tetor, 2007 ishte një milion euro.

Departamenti amerikan i Shtetit gjithashtu ka shpallur një shpërblim tjetër për kapjen e të shumëkërkuarit Ratko Mlladiq në vlerë prej 5 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG