Ndërlidhjet

Taxhikistan: Policia vrau tre militantë të dyshuar


Zyrtarët e Taxhikistanit thonë se tre militantë janë vrarë sot gjatë një ndërhyrjeje të policisë kundër asaj që ata e quajtën grup terrorist në rajonin verior Isfara.

Shefi i administratës lokale në fshatin Chorkuh, Nemat Olimov, i tha Radios Evropa e Lirë, se banorët ishin evakuuar para se forcat policore ta fillonin operacionin e tyre kundër një grupi të armatosur atje.

Sipas tij, së paku njjë person nga grupi i të armatosurve iu dorëzua policisë, ndërsa një tjetër ia doli të largohej.

Operacioni i sotëm u bë derisa forcat qeveritare në Taxhikistan po e vazhdojnë operacionin ushtarak kundër militantëve islamikë në Luginën Rasht, në pjesën lindore të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG