Ndërlidhjet

Irani kërkon të evitohet Franca



Irani i ka këshilluar qytetarët e vetë që të evitojnë udhëtimet e panevojshme në Francë për shkak të trazirave. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka theksuar se protestat rreth reformës pensionale kanë shkaktuar trazira serioze në Francë.

Franca zyrtarisht ka kërkuar nga francezët që të mos vizitojnë Iranin. Kërkesa u bë pas protestave dhe dhunës që ndodhën pas zgjedhjeve presidenciale të qershorit 2009. Zgjedhja e presidentit Mahmud Ahmadinexhad u kundërshtua si e manipuluar nga opozita.
XS
SM
MD
LG