Ndërlidhjet

Iran: Shtetasit të mos udhëtojnë në Francë


Irani sot ka kërkuar nga shtetasit e vet, që tu shmangen udhëtimeve në Francë, duke thënë se protestat kundër reformës pensionale kanë nxitur “trazira serioze” në këtë vend.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Ramin Mehmanparast, tha se shtetasit iranianë do të duhej t’i evitonin “udhëtimet joesenciale” në Francë, për shkak të nivelit të trazirave.

Franca zyrtarisht ka kërkuar nga shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në Iran, prej se në këtë vend filluan trazirat lidhur me rizgjedhjen e kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad, në qershor të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG