Ndërlidhjet

SHBA: Shtyhet lansimi i anijes Discovery në gjithësi


Misioni final i planifikuar i anijes amerikane të gjithësisë, Discovery, është shtyrë përsëri. Kësaj radhe për shkak të një problemi elektrik.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për gjithësi, NASA, kishte planifikuar që sot më vonë gjatë ditës, ta lansonte anijen për misionin e saj në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithsësisë.

Por, tash vlerësohet se lansimi do të mund të bëhet të enjten, pasi të zgjidhet problemi.

Prej të hënës, për kur fillimisht ishte planifikuar lansimi, kanë ndodhur tri shtyerje të lansimit të anijes kozmike Discovery.
XS
SM
MD
LG