Ndërlidhjet

Londër: Dënohet gruaja që therri ligjvënësin shkaku i Irakut



Një myslimane britanike u dënua sot me burg të përjetshëm për tentim vrasjen e një politikani britanik, në shenjë hakmarrjeje për shkak se ai votoi për luftën në Irak.

Roshonara Koudri, studente 21 vjeçare, dy herë e shpoi në bark ish ministrin e Thesarit, Stefen Tims në muajin muajin maj.

Ajo i tha policisë se deshte ta vrasë Timsin për shkak se ai kishte votuar për invazionin në Irak në vitin 2003.

Gruaja u shpall fajtore dhe do të vuajë të paktën 15 vjet burg. Ajo kishte refuzuar të marrë pjesë në gjykim, duke thënë se nuk e njeh jurisdikcionin e gjykatës.
XS
SM
MD
LG