Ndërlidhjet

Tërmete në Kroaci dhe Bosnje



Një tërmet me fuqi 3.2 shkallë të Rihterit ka goditur sot pasdite rreth rrethinën e kryeqytetit të Kroacisë, Zagrebit. Nuk ka raporte për dëme materiale.

Po sot një dridhje toke me fuqi 3.4 shkallë të Rihterit është ndier edhe në Bosnjë-Hercegovinë, në juglindje të Mostarit. Edhe nga aty nuk raportohet për dëme apo viktima eventuale.

Mëngjesin e sotëm, pjesën qendrore të Serbisë e goditi një tërmet me fuqi 5.3 shkallë, i cili shkaktoi dy viktima dhe dëme materiale.
XS
SM
MD
LG