Ndërlidhjet

Shpërthime në dy xhami në Pakistan



Të paktën 50 vetë e humbën jetën dhe 80 u plagosën nga shpërthimi vetëvrasës gjatë faljes të së premtes një xhami në Pakistan, në një paralagje të Peshauarit.

Po sot, zyrtarët njoftuan për shpërthim edhe në një xhami në një paralagje tjetër të Peshauarit, me ç’rast e humbën jetën 3 vetë dhe të paktën 14 u plagosën.

Raportohet se cak i sulmit mund të ketë qenë një udhëheqës fisnor, Malik Vali Kan, që është deklaruar kundër talibanëve.

Nuk dihet nëse ai është në mesin e të vrarëve.
XS
SM
MD
LG