Ministri i Jashtëm i Iranit tha se bisedimet ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore, të cilat kanë ngecur më shumë se një vit, mund të vazhdojnë në Turqi "sa më shpejt të jetë e mundur".
Ministri Manusher Motaki tha sot se Teherani ka njoftuar Turqinë se Irani është i gatshëm t'i mbajë bisedimet në Turqi.
Ai tha se tema, data dhe agjenda ende po diskutohen.