Ndërlidhjet

logo-print

Bramerz viziton Serbinë



Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Serzh Bramerz, viziton Serbinë në fillimin e javës tjetër. Në qendër të takimeve do të jetë kapja e dy të kërkuarve kryesorë të kësaj gjykate, Ratko Mlladiçit dhe Goran Haxhiqit.

Mlladiç akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje. Haxhiq ka qenë drejtues i serbëve të Kroacisë gjatë luftës në Kroaci dhe akuzohet për krime lufte.

Arrestimi dhe dërgimi në Hagë i Mlladiçit dhe Haxhiqit janë ndër kushtet kryesore për integrimin evropian të Serbisë.
XS
SM
MD
LG