Ndërlidhjet

Bramerz: Zgjidhja për Mlladiqin gjendet në Serbi



Hipoteza kryesore e hetimit tonë është se në Beograd gjendet zgjidhja për arrestimin e Ratko Mlladiqit, ka thënë sot kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerz.

Ai tha se aksioni operativ nuk është i kufizuar vetëm në Serbi.

Pas takimeve me zyrtarë serbë në Beograd, Bramerz ka thënë se që nga vitit 2008 Serbia ka shënuar përparim në bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, por se ende ekzistojnë hapësira për të punuar më shumë.

Ai ka thënë Ratko Mlladiq nuk fshihet i vetëm dhe se hetimet janë të koncentruar tek ndihmësit e tij.

“Nëse Mlladiqi ka qenë i suksesshëm në fhshehjn e tij, atëherë sigurisht se për këtë ekzisotjën arsyet. Ai është profesionist, e di si duhet fshehur dhe ndërmerr kundërmasat. Është e sigurt se nuk është vetë, se jeton nga mbështetja e personave tjerë dhe kjo është pjesë e hetimeve“, tha Bramerz.

Vizita e Bramerzit po zhvillohet në kuadër të hartimit të raportit të tij të rregullt për bashkëpunimin e Serbisë me drejtësinë ndërkombëtare, raport që paraqitet në Këshillin e Sigurimit.

Arrestimi i Mlladiçit dhe Haxhiqit mbeten pengesat kryesore për Beogradin.
XS
SM
MD
LG