Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të BE-së që deri tash nuk e kanë ratifikuar Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim me Serbinë, ta bëjnë atë.
Ratifikimi i marrëveshjes, sipas Kacinit është i domosdoshëm që edhe Beogradi të përmbushë të gjitha obligimet ndaj Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës.
Edhe pse marrëveshja është ratifikuar në Kuvendin e Serbisë në vitin 2008, Kacin ka theksuar se për shkak të mosbashkëpunimit të plotë të Serbisë me Tribunalin, ratifikimi i tij në shtete evropiane është shtyrë.
“Bashkëpunimi i plotë me Tribunalin e Hagës do të mundësonte përparim të shpejtë të Serbisë ka BE-ja dhe unë shpresoj se kjo do të ndodhë shpejt”, ka thënë Kacin.