Ndërlidhjet

Irani kryen stërvitje të mbrojtjes ajrore



Televizioni shtetëror tha se Irani ka nisur stërvitje pesë-ditore të mbrojtes ajrore, për të testuar aftësitë e këtij shteti në mbrotjen e komplekseve bërthamore nga ndonjë sulm i mundshëm.

Irani tha se gjatë ushtrimeve do të zbulojë një sistem të radarit të bërë në vend, me rreze veprimi deri në 3 mijë kilometra.

Një nga ushtarakët që është në krye të operacionit, gjenerali Ahmed Migani, ka thënë se radari ka për qëllim që të avancojë “përgatitjet lufatare” të sistemit mbrojtës ajror të Iranit.
XS
SM
MD
LG