Ndërlidhjet

Irlanda ka nevojë për dhjetëra miliardë euro



Irlanda sigurisht se do të ketë nevojë për asistencë të jashtme për të adresuar problemet në sektorin e saj bankar, ka thënë ministri irlandez i financave, Brajan Lenihan.

Ai i bëri këto komente para se në Dablin të arrijë një mision i përbashkët i BE-së dhe FMN-së.

Shefi i Bankës Qendrore të Irlandës tha më herët se pret që Dablini të marrë dhjetëra miliardë euro kredi.

Lenihan tha se Patrik Honohan mund të ketë të drejtë dhe se Irlanda do të ketë nevojë për fonde me shuma të mëdha.
XS
SM
MD
LG