Ndërlidhjet

Iran: Refuzohen akuzat amerikane për shkelje të lirive fetare


Teherani sot e ka hedhur poshtë raportin vjetor të Shteteve të Bashkuara, në të cilin theksohet se Irani i ka shkelur të drejtat religjioze të minoriteteve.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve, IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, Ramin Mehmanparast, i ka hedhur poshtë “akuzat e bëra nga Departamenti amerikan i shtetit”.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Teheranin se “respekti i qeverisë për liritë fetare vazhdon të përkeqësohet në Iran” dhe se myslimanët iranianë, që nuk janë pjesëtarë të shumicës shiite, ballafaqohen me “diskrimimin substancial”.

Zëdhënësi Mehmanparast ka akuzuar Uashingtonin se po cenon të drejtat fetare të myslimanëve.
XS
SM
MD
LG