Ndërlidhjet

NATO-Rusi, takime për mburojën raketore



Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s sot ftojnë Rusinë që të marrë pjesë në zhvillimet rreth mbrojtjes nga raketat me rreze të gjatë veprimi, kërcënime që vijnë nga rajone si Lindja e Mesme.

Çështja do të diskutohet kur presidenti rus Medvedev do t’i bashkohet drejtuesve të vendeve anëtare të Aleancës në takimin që po mbahet në Lisbonë.
Presidenti Obama theksoi se NATO-ja dhe Rusia “janë të kërcënuara nga të njëjtat rreziqe”.

"Jam i kënaqur të njoftojë se për herë të parë kemi rënë dakord të zhvillojmë një sistem mbrojtje raketore që është i fuqishëm dhe në gjendje të mbulojë gjithë territorin e vendeve evropiane, anëtare të NATO-s, si dhe Shtetet e Bashkuara. Pres që të punoj së bashku me Rusinë në këtë drejtim, duke pranuar se përballemi me të njëjtat kërcënime”, tha Obama.

Raportet flasin se deklarata e takimit mbi mburojën raketore nuk do ta përmendë Iranin si burim rreziku, për shkak të marrëdhënieve me Teheranin që kanë Turqia, vend anëtar i Aleancës dhe Rusia që është ftuar të bashkëpunojë.
XS
SM
MD
LG