Ndërlidhjet

15 vjetori i Marrëveshjes së Dejtonit



Nesër mbushen 15 vite nga arritja e Marrëveshjes së Dejtonit, që shënoi dhe fundin e luftës në Bosnje-Hercegovinë. Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate e vlerëson Marrëveshjen si themelin e transformimeve në Ballkan si dhe një nga arritjet e diplomacisë amerikane.

Departamenti i Shtetit ka kujtuar në këtë përvjetor se ende mbetet shumë punë për tu bërë për të arritur paqen dhe stabilitetin përfundimtar. Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur se do të jenë bri popullit të Bosnjës dhe gjithë rajonit në rrugën e tyre drejt një të ardhme më paqësore e më të përparuar.
XS
SM
MD
LG