Ndërlidhjet

Obama: SHBA-të nuk kanë partner më të afërt se Evropën


Në përpjekje për të treguar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë, nuk po ndahen lidhur me qasje të ndryshme ndaj recesionit global, presidenti amerikan, Bara Obama, dhe liderët e BE-së e kanë mbajtur një mini-samit mbrëmë në Lisbonë.

Presidenti amerikan, Barak Obama, shkurtazi, është takuar me liderët e Bashkimit Evropia në fund të samitit të NATO-s në Lisbonë, në periudhën e shqetësimeve se Uashingtoni po e humb interesin për marrëdhienet trans – atlantike.

Vendimi për tu takuar me presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy, dhe me presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrose, në Lisbonë të Portugalisë, u bë pasi Obama ka zgjedhur që të mos marrë pjesë në një samit të Bashkimit Evropian, të paraparë për muajin maj të vitit të ardhshëm në Madrid të Spanjës.

Takimi, që zgjati 90 minuta, u fokusua në bashkëpunimin ekonomik, çështje të sigurisë, energji dhe ambient, thanë të tre liderët, një një paraqitje të përbashkët para gazetarëve, pas bisedimeve.

Zoti Obama tha se “Shtetet e Bashkuara nuk kanë partner më të afërt se Evropa” dhe shtoi se “marrëdhëniet e Amerikës me aleatët evropianë janë bazë e angazhimit amerikan me botën”.
XS
SM
MD
LG