Ndërlidhjet

Krasniqi priti ambasadorin e ri të Hungarisë


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi priti sot ambasadorin e ri të Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla.

Krasniqi i cilësoi shumë të mira marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Krasniqi tha se synim i përhershëm i Kosovës janë integrimet euroatlantike, dhe shfaqi shpresën se Hungaria do ta ketë prioritet Kosovën gjatë udhëheqjes me Presidencën e BE-së nga janari 2011.

Ambasadori i Hungarisë tha se gjatë kryesimit të BE-së, Budapesti do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në proceset e integrimeve.
XS
SM
MD
LG