Ndërlidhjet

Tadiq: Zgjidhja vetëm përmes kompromisit Prishtinë-Beograd



Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se vetëm përmes dialogut të Beogradit dhe Prishtinës mund të arrihet te kompromisi dhe zgjidhja e pranueshme për të dyja palët.

“Konflikti ekziston ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, e jo ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sepse ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Tadiq në një intervistë për televizionin rus “Rusia Sot” (Russia Today).

Ai ka shtuar se do të vazhdojë me përpjekjet për t’i realizuar qëllimet politike të tij.
“Kur u zgjodha për herë të parë president i Serbisë, kisha dy qëllime strategjike: të bëhemi anëtare e BE-së dhe ta mbrojmë integritetin dhe tërësinë territoriale. Do të vazhdoj me përpjekjet në këtë drejtim”, ka thënë prersidenti serb.

Tadiq tha se Kosova nuk është vetëm problem mes serbëve dhe shqiptarëve, por problem që është pjesë e politikës rajonale, duke marrë parasysh precedentin që, siç tha ai, mund të shkaktojë probleme në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG