Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet ajrore – 16 kryengritës të vrarë


Zyrtarët e Afganistanit thonë se nga dy sulme ajrore gjatë fundjavës, në pjesën jugore të këtij vendi, janë vrarë 16 kryengritës.

Në një kumtesë të publikuar mbrëmë vonë, guvernatori i provincës jugore, Helmand, njoftoi se 13 militantë u vranë nga një sulm ajror i NATO-s në vendin Kajaki. Sipas njoftimit, këtë vend talibanët e përdornin si qendër të kontrollit dhe për mbajtjen e takimeve.

Nga sulmi i dytë në Nad-e-Ali u vranë tre liderë lokalë talibanë, të dyshuar se i koordinonin sulmet kundër forcave afgane dhe trupave të NATO-s.
XS
SM
MD
LG