Ndërlidhjet

Portugali: Sektori publik e filloi grevën për shkak të kursimeve


Punëtorët e sektorit publik në Portugali e kanë filluar sot grevën njëditëshe, në shenjë proteste kundër masave të kursimit, të propozuara nga qeveria socialiste.

Greva është e ftuar nga dy sindikatat kryesore në këtë vend dhe është e para e këtij lloji në 22 vitet e fundit.

Me grevë synohet ndalja e trenave dhe e autobusëve, mosqarkullimi i aeroplanave dhe mosfunskionimi i shërbimeve, prej atyre shëndetësore e deri tek ato bankare, në shenjë proteste për shkak të uljes së rrogave dhe rritjes së papunësisë.

Portugalia është nën presion nga partnerët e saj në Bashkimin Evropian, për ta ulur nivelin e lartë të borxhit, për shkak të shqetësimeve se mund të bëhet vendi i tretë i eurozonës, pas Greqisë dhe Irlandës, që do të ketë nevojë për shpëtim financiar.
XS
SM
MD
LG