Ndërlidhjet

Gratë, viktimat më të shpeshta në Kosovë

  • RFE /RL

Prishtinë

Prishtinë


Gratë edhe më tej janë viktimat më të shpeshta të dhunës dhe një nga grupet më të margjinalizuara në Kosovë, ka thënë shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Verner Almhofer.

Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Almhofer ka vënë në pah se shifrat zyrtare të policisë tregojnë se të gjitha viktimat e trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë, janë gra.

“Përveç kësaj, gjatë nëntëmujorit të këtij viti, janë raportuar 620 raste të dhunës në familje, nga të cilat 95 për qind të rasteve janë gra. Këto statistika nuk paraqesin gjendjen reale pasi që shumë raste mbesin të paraportuara. Problemi është i qartë: dhuna kundër femrave është një pengesë e madhe dhe me ndikim të gjerë për shoqërinë, që nuk duhet më të tolerohet”,
ka thënë Almhofer.

Shefi i OSBE-së ka theksuar se gratë në Kosovë ende nuk kanë mundësi të barabarta dhe përballen me vështirësi në qasje në arsim dhe punësim, e sidomos në mbajtjen e posteve drejtuese.

“Ato, gjithashtu, kanë vështirësi në pjesëmarrje në procesin e vendimmarrjes dhe në trashëgimi të pronës
”, ka theksuar Almhofer.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve relevante të vazhdojnë implementimin e Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas. (a.i.)
XS
SM
MD
LG