Ndërlidhjet

Fillon samiti botëror mbi klimën



Në Kankun të Karaibeve sot fillon konferenca vjetore e Kombeve të Bashkuara mbi klimën, në të cilën përfaqësuesit e vendeve anëtare të OKB-së do të përpiqen të grumbullojnë mjete financiare për luftimin e pasojave nga ndryshimet klimatike.

Deri tash bota nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët mbi marrëveshjen, për të cilën angazhohen vendet e pasura dhe disa vende të varfëra, për kufizimin e emisionit të dioksid karbonit dhe gazrave tjerë industrialë, të cilët shihen si shkaktarë të ngrohjes globale.

Në samitin e Kopenhagës, vendet e pasura premtuan që deri në vitin 2020 do të ndajnë 100 miliardë dollarë në vit për problemet e klimës.
XS
SM
MD
LG