Ndërlidhjet

Vriten 4 militantë në Kirgistan



Zyrtarët e sigurisë në Kirgistan thanë se katër militantë islamistë janë vrarë gjatë një vërsuljeje të forcave speciale në qytetin jugor Osh, ku qindra vetë vdiqën në dhunën etnike në qershor.

Zyrtarët thanë se policia qëlloi për vdekje tre anëtarë të një lëvizje islamiste të ndaluar, ndërsa i katërti ka vdekur pas aktivizimit të një granate.

Më shumë se 400 njerëz e humbën jetën në dhunën ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve në qershor.
XS
SM
MD
LG