Ndërlidhjet

SHBA sanksionon 10 biznese të ndërlidhura me Iranin


Departamenti amerikan i Thesarit tha se ka zgjeruar sanksionet kundër 10 bizneseve tjera dhe pesë individëve, për të cilët thuhet se janë të lidhur me Bankën Mellat dhe me një kompani tjetër shtetërore iraniane mbi transportin e mallrave.

Ato dyshohet se mbështesin programin për krijimin e armëve bërthamore të Iranit.

Departamenti Amerikan, i cili nuk ka identifikuar 10 bizneset, ka thënë se tetë nga to janë të lokalizuar në Ishullin e Manit, një në Zvicër dhe një në Malajzi.
XS
SM
MD
LG