Ndërlidhjet

Klinton kërkon OSBE-ja të luajë rol më të madh në botë



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u ka bërë thirrje liderëve botërorë t’i japin rol më të madh OSBE-së duke miratuar një plan konkret të veprimit për ta rritur shkallën e sigurisë në mbarë botën.

Duke folur në hapje të samitit të OSBE-së në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, Klinton gjithashtu i bëri thirrje Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që të luajë një rol më të madh në Afganistan.

Klinton gjithashtu tha se OSBE-ja duhet të bëjë më shumë për ta forcuar zërin e grupeve për të drejtat e njeriut në botë.

Kazakistani është i pari vend pas sovjetik që merr kryesimin e radhës të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG