Ndërlidhjet

Klinton: Inkurajuese-bisedimet e reja me Iranin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se administrata e Obamës është e inkurajuar që Irani është pajtuar të kthehet në Gjenevë për një raund të ri bisedimesh mbi programin e kontestuar të tij bërthamor.

Klintoni bëri këto komente në Astana të Kazakistanit, ku po merr pjesë në një samit të OSBE-së.

Ajo tha se bisedimet, të parapara të nisin javën e ardhshme me SHBA-në, Britaninë, Francën, Rusinë, Kinën dhe Gjermaninë, do t’i ofrojnë Teheranit një shans për t’i adresuar brengat ndërkombëtare në lidhje me programin e tij bërthamor.

“Ne jemi të inkurajuar qe Irani është pajtuar të takojë në Gjenevë javën e ardhshme përfaqësuesit e P5+1. Kjo është një mundësi për Iranin që të vijë në tavolinë dhe të diskutojë çështjet që brengosin komunitetin ndërkombëtar, pikësëpari, programin e tij bërthamor", tha Klinton.

SHBA dhe shtetet tjera janë të shqetësuara se Irani po krijon në mënyrë të fshehtë bombën bërthamore. Irani mohon se po bën një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG