Ndërlidhjet

Këshilli i Evropës dënon varjen e nje gruaje në Iran


Këshilli i Evropës e dënoi sot varjen e një gruaje të dënuar me vdekje në Iran.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit, Torbjorn Jagland, tha se është “i trishtuar” nga mënyra jonjerëzore në të cilën është kryer ekzekutimi, duke shtuar se “edhe njëherë e pamë se sa pak regjimi i Iranit ka respekt për të drejtat fundamentale të njeriut".

Më herët, avokati i Shahla Xhahedit tha se klientja e tij është varur, pasi që dënimi është konfirmuar nga Gjykata Supreme.

Amnesty International i ka kërkuar Teheranit që të pengojë ekzekutimin, sepse ka thënë që ka bazë të mirë për të vlerësuar se Xhahed ishte dënuar gabimisht.

Xhahid, e cila ishte në të ashtuquajtur martesë "të përkohshme" me ish futbollistin e kombëtares iraniane, Naser Mohamad Hani, ishte dënuar se e kishte vrarë me thikë gruan e "përhershme" të tij tetë vjet më parë.
XS
SM
MD
LG