Ndërlidhjet

Irak: Kërkohet ekzekutim i shpejtë i të dyshuarve për terrorizëm



Ministri i brendshëm i Irakut ka bërë thirrje të dënohen me vdekje 39 pjesëtarët e një grupi të ndërlidhur me Al Kaidën para se ata të gjykohen për komplotimin e sulmeve me bomba në Bagdad.

Ministri Xhavad al-Bolani tha se ai është i bindur se të pandehurit janë fajtorë.

Ai tha se dënimi i shpejtë me vdekje do të siguronte se ata nuk do të liroheshin nga forcat e sigurisë, dhe gjithashtu do të shërbente si paralajmërim për kryengritësit tjerë.
XS
SM
MD
LG