Ndërlidhjet

Thaçi: Nuk ka bisedime për rendin kushtetues në Kosovë


Kryeministri në largim i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se në bisedimet e Prishtinës dhe Beogradit nuk do të bëhet fjalë për rendin kushtetues të Kosovës dhe as të Serbisë, por do të bisedohet për normalizimin e marrëdhënieve.

"Bisedimet do të kenë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet dy vendeve fqinje, pas të cilave qëndron historia e rëndë e konflikteve dhe e shkatërrimeve, por të cilat kanë para vetes qëllimin e përbashkët: të ardhmen paqësore dhe stabile", ka thënë Thaçi për të përditshmen beogradase "Pravda".

Thaçi i ka ftuar serbët e Kosovës që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit, duke theksuar se kështu mund ta përmirësojnë gjendjen e tyre ekonomike dhe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG