Ndërlidhjet

Asanzh mbron WikiLeaks-in nga burgu


Një ditë pas arrestimit të tij në Londër, themeluesi i WikiLeaks, Xhulian Asanzh ka mbrojtur faqen e tij të internetit.

Në një editorial në një gazetë australiane, Asanzh tha se demokracitë kërkojnë media të fuqishme për t’i bërë qeveritë të ndershme, ndërsa WikiLeaks, ka luajtur një rol të tillë.

Asanzh mohoi se publikimi i dokumenteve sekrete ka rrezikuar jetë njerëzish.

Asanzhit i është refuzuar kaucioni dhe mbetet ne paraburgim. Ai është i akuzuar në Suedi për krime seksuale.

Asanzh mohon akuzat. Një zëdhënës i WikiLeaks tha se arrestimi është një sulm ndaj mediave të lira dhe u zotua se do të vazhdojë publikimi.
XS
SM
MD
LG