Ndërlidhjet

Kina me çmim alternativ ndaj Nobelit



Kina ka ndarë sot çmimin e vetë të paqes, të quajtur Çmimi Konfucian për Paqen. Me këtë çmim u nderua ish zëvendëspresidenti tajvanez, Lien Çan, për përpjekjet e tij për të vendosur paqen mes Kinës e Tajvanit.

Zyra e Lienit tha se nuk është i informuar për çmimin dhe nuk planifikonte të udhëtonte drejt Pekinit, derisa në ceremoninë e rastit atë e morri një vajzë e re.

Çmimi është kundërpërgjigje ndaj çmimit Nobel për Paqe, që këtë vit iu dha disidentit kinez, Liu Xiaobo. Kina është e zemëruar me Komitetin e Nobelit dhe theksoi se ky Komitet po bën një farsë anti-kineze.
XS
SM
MD
LG