Ndërlidhjet

logo-print

Lindja e Mesme: Kritika ndërkombëtare për Izraelin


Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Liga Aarabe, e kanë kritikuar Izraelin, pas refuzimit të tij, që ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe në pjesën lindore të Jerusalemit.

Ky refuzim izraelit e ka detyruar Uashingtonin, që të tërhiqet nga përpjekjet për rifillimin e bisedimeve direkte për paqe në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, ka përsëritur se ai nuk do të kthehet në negociata, pa bllokimin e ndërtimit të vendbanimeve hebreje.

Njëherësh, në Uashington, të dërguarit izraelitë dhe palestinezë, po mbajnë takime të ndara me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG