Ndërlidhjet

Irak: Lideri kurd kërkon vetëvendosje


Lideri i kurdëve të Irakut, Masud Barzani ka kërkuar sot të drejtën për vetëvendosje për rajonin kurd në Irakun verior, hap ky që do të çonte në ndarjen e shtetit.

Komentet e tij vijnë, pasi që kryeministri Nuri Al Malikit, të cilit i është besuar detyra për krijimin e qeverisë, po përpiqet që ta fusë në qeveri edhe bllokun e Barzanit.

Ndërkohë, rajoni i Kurdistanit vazhdon të jetë në qendër të kontestit me autoritetet qeveritare në Bagdad për shkak të tokave dhe naftës.

Komentet shënojnë herën e parë që Barzani zyrtarisht prezanton këtë çështje në kongresin e Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP) me propozimin që të votohet gjatë takimit të gjatë të partisë i cili u hap sot.
XS
SM
MD
LG