Ndërlidhjet

Rasmusen: Në plan afatgjatë edhe Serbia në NATO


Në vizionin afatgjatë të të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike është edhe Serbia, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

"Shumë do të dëshiroja të shihja përparim në raportet mes Serbisë dhe NATO-s, ka thënë Rasmusen në një intervistë për gazetën e Podgoricës “Pobjeda”.

“Natyrisht, e kuptoj ndjeshmërinë e problemit, marrë parasysh historinë e fundit. Megjithatë, konsideroj se e ardhmja e Serbisë është në strukturat euro-atlantike, në NATO dhe në BE“, ka thënë Rasmusen.

Ai ka thënë se shtetet tjera të rajonit mezi presin të bëhen anëtare të NATO-s dhe se nuk është në interes të Serbisë izolimi nga pjesa tjetër e rajonit.
XS
SM
MD
LG