Ndërlidhjet

Meksikë: U miratua plani i ri për ndryshimet klimatike


Qeveritë nga e mbarë bota e kanë miratuar një plan të ri për t’i luftuar ndryshimet klimatike, përfshirë edhe një fond të ri për ndihmë për vendet e varfëra.

Plani i miratuar në Kankun të Meksikës, i riafirmon qëllimet për tubimin e 100 miliardë dollarëve ndihma për vendet e varfëra, deri në vitin 2020, për ta kompensuar efektin negativ të ndryshimeve klimatike dhe për ta mbrojtur ambientin.

Ministrja e jashtme e Meksikës, Particia Espinosa, u tha të pranishmëve në samit se “kjo është një periudhë e re e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndryshimet klimatike”.

Kjo marrëveshje u arritë pas dy javësh të punimeve të samitit, të organizuar nga Kombet e Bashkuara, që shpeshherë ishte i përshkruar me mospajtime ndërmjet vendeve të pasura dhe atyre të varfëra.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, tha se bisedimet për klimën ishin “një sukses i rëndësishëm”, por ende kërkohen edhe përpjekje të reja.

Gjermania, poashtu, i ka vlerësuar këto bisedime si të suksesshme.
XS
SM
MD
LG