Ndërlidhjet

PK: Procesi zgjedhor, i qetë


Zyrtarët e Policisë së Kosovës e kanë vlerësuar të qetë procesin e sotëm zgjedhor, pavarësisht, siç thuhet, disa incidenteve të izoluara që janë raportuar.

Për mbarëvajtjen e votimeve ishin angazhuar rreth 6000 pjesëtarë të policisë. Këta të fundit kanë siguruar 746 qendra të votimit dhe 2280 vendvotime, thuhet në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG