Ndërlidhjet

Faqet e internetit të qeverisë britanike, të rrezikuara



Faqet e internetit të qeverisë britanike janë në rrezik nga sulmet e mundshme të mbështetësve të WikiLeaks-it. Kjo e fundit nxorri për publikun 250 mijë dokumenta të klasifikuara të diplomacisë amerikane.

Kryeministri, Dejvid Kamerun, tha se shqetësimi më i madh lidhej me sulmet në faqet e internetit që lidhen me taksat, apo përfitimet sociale, të cilat përfshijnë informacione të ndjeshme.

Hakerat kanë sulmuar kompanitë që ndërprenë shërbimet për WikiLeaks-in, përfshi Visa, MasterCard dhe PayPal.

Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulain Asanxh do të paraqitet para gjykatës të martën.
XS
SM
MD
LG