Ndërlidhjet

Kina forcon lidhjet strategjike me Pakistanin


Kryeministri kinez Uen Xhabao përshkruajti Kinën si partner strategjik të Pakistanit.

Uen përmbyll vizitën tri-ditëshe në Pakistan me mbajtjen e një fjalimi në parlament.

Ai tha se qëllimi i dy shteteve është forcimi i lidhjeve strategjike.

Ai po ashtu e lavdëroi Pakistanin për përpjekjet për të kontrolluar terrorizmin, duke thënë se për këtë meriton respektin e komunitetit ndërkombëtar.

Liderët e biznesit dhe ministrat e kabinetit gjatë vizitës së Uenit formalizuan marrëveshje me Kinën prej 35 miliardë dollarësh.

Uen kthehet sot në Kinë.
XS
SM
MD
LG