Ndërlidhjet

SHBA: Mospranimi i diplomatit do t'i dëmtojë lidhjet me Venecuelën



Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se lidhjet me Venecuelën mund të tendosen edhe më tej pasi qeveria e presidentit Hugo Çavez formalisht e refuzoi të emëruarin e Uashingtonit për ambasador në Venecuelë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, konfirmoi se qeveria e Venecuelës formalisht e ka hedhur poshtë emërimin e diplomatit veteran Lari Palmer për ambasador në këtë vend të Amerikës Latine.

Në seancën dëgjimore në Senatin amerikan, Palmer e kishte zemëruar Çavezin duke sugjeruar se morali është i ulët në armatën e Venecuelës, dhe se ai është i shqetësuar se rebelët kolumbianë kërkojnë strehim në Venecuelë.

Krouli tha se refuzimi i Palmerit do të ketë "konsekuenca" për marrëdhëniet Uashington-Karakas, por nuk dha detaje.
XS
SM
MD
LG