Ndërlidhjet

logo-print

Fyle: Arrestimet në Bjellorusi, të papranueshme


Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fyle ka thënë se është i papranueshëm arrestimi i më shumë se 600 personave, në mesin e tyre edhe të kandidatëve presidencialë në Bjellorusi.

“Në të njëjtën kohë mendoj se është e rëndësishme që të dihet se ne duhet të angazhohemi për hir të popullit të Bjellorusisë, për hir të shoqërisë civile në atë shtet. Neve na duhet një kornizë në relacionet tona”, ka thënë Fyle.

Autoritetet bjelloruse të rendit kanë kryer arrestimet pas protestës së opozitës e cila kundërshtoi rizgjedhjen për president të Aleksandër Luakshenkos.

Opozita dhe vëzhguesit njoftuan për manipulime në zgjedhjet presidenciale të së dielës.
XS
SM
MD
LG